Cristiano Ronaldo është kthyer të festojë në stadiumin ku ka përjetuar rivalitetin më të ndezur të karrierës së tij kur luante me Real Madrid, “Kamp Nou”, por këtë herë si futbollist i Juventusit. Portugezi ka lënë shenjë në duelin e ritakimit të tij me Lionel Mesin duke shënuar 2 gola në fitoren e bujshme 3-0 të italianëve në Spanjë, që përmbys kreun e grupit pikërisht në ndeshjen e fundit.

Pas humbjes 2-0 në shtëpi në ndeshjen e pare, ku mungonte Ronaldo, pokkush e mendonte të mundshëm një sukses me tre gola diferencë të Juventusit në transfertë. Por me Ronaldon në fushë muzika ka ndryshuar dhe ishte pikërisht portugezi ai që fitoi dhe ekzekutoi penalltinë e cila solli golin e avantazhit. Talenti MekKeni ishte ai që dyfishoi shfirat pak minuta më vonë, duke hapur plotësisht diskutimet e vendit të parë në grup që në minute e 20.

Barça reagoi por u gjend përballë një mbrojtje të vëmendshme ndërsa nuk ishte me fat kur pa t’i anullohej një penallti nga VAR. Nga ana tjetër, Juventusi gjeti edhe golin e tretë, përsëri me Ronalon në fillimin e pjesës së dytë, kur pas një prekje të topit me dorë të Lengle atij iu dha përsëri mundësia të gjuante nga pika e bardhë. Më pas, Juventusi administroi me qetësi gjithçka dhe ia doli që të merrte këtë fitore të rëndësishme që e vë në kreun e grupit dhe në vazon e ekipeve të forta për shortin e fazës me eliminim direkt. Ndërkaq, në sfidën tjetër, Dinamo Kiev ka mundur Ferencvaroshin e Myrto Uzunit, duke siguruar vendin e tretë që çon në Ligën e Europës.

Mançester Junajtid i ka dhënë sot lamtumirën Ligës së Kampioneve duke përfunduar në Ligën e Europës, pasi është mundur 3-2 në fushën e Lajpcig në ndeshjen e fundit në grup. Skuadra angleze është zgjuar shumë vonë për të kërkuar mrekullinë dhe pavarësisht asaj që do të ndodhë me ndeshjen PSG-Bashakshehir, falë rezultateve direkte me parisienët e sheh vetën të dë nuar në vendin e tretë. Ndërkaq, ndeshja tjetër mes PSG dhe Istanbul Bashakshehir është ndërprerë që në minutat e parë pas një skandali. Në minutën e 16, gjyqtari kryesor, rumuni Hategan ndëshkoi me të kuq pjesëtarin e stafit të Bashakshehir, ish-futbollistin kamerunas Pierr Uebo, i cili iu vë rsul gjyqtarit të katërt, Sebastian Çoltesku, duke ak uzuar këtë të fundit se kishte përdorur shprehje raciste kundër tij. Ekipi turk hyri në dhomat e zhveshjes që në minutën e 20 dhe nuk pranoi të kthehej në fushën e lojës duke detyruar UEFA-n që të braktiste sfidën.