Qeveria e futbollit botëror vlerësoi më të mirët e vitit në një ceremoni virtuale ku nuk mungoi spektakli edhe pse në mënyrë virtuale. Përmes prezantimit plot batuta të legjendës holandeze Rud Gulit, dhe lidhjeve direkte nga selia në Zyrih, u shpërndanë edhe trofetë. Futbollisti më i mirë i 2020 u shpall polaku Robert Levandovski. Presidenti i FIFA-s zgjidhi një mënyrë të vecantë për të prezaqntuar fituesin, duke marrë në duar Kupën e duke e dorëzuar tek polaku mes ankthit të tifozëve. Bomberi i bajernit u vlerësua për trofetë e marrë me skuadrën bavareze si në Gjermani, ashtu dhe në Europë.
Portieri më i mirë i vitit 2020 u zgjodh Manuel Nojer. Mbrojtësi ekstrem i Bajernit të Mynihut arriti të prevalojë ndaj kandidaturës së brazilianit Alison të Liverpulit, dhe sllovenit Jan Oblak të Atletiko Madridit. Goli më i bukur i vitit u votua ai i koreanojugorit Son. Sulmuesi i Totrenhemit meritoi çmimin Pushkash, për një gol kundër Bërnlit, një kryevepër pas një sprinti prej 80 metrash mes kundërshtarëve të pasuruar me driblime të bukura.
Trajneri më i mirë në botë doli Jurgen Klop, gjermani i Liverpulit që përsëriti suksesin e vitit të kaluar. Klop mundi konkurrencën e bashkëkombasit Hansi Flik, dhe argjentinasit Marselo Bielsa.