Greqia ka shënuar një tjetër bilanc negativ për sa u përket numrit të vd ek je ve nga covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit në vendin fqinj ka ndërruar jete 98 persona të infektuar me koronavirus. Sipas autoriteteve vendase numri total i vi kt im ave që nga fillimi i pandemisë, ka shkuar në 2902.
594 janë sot pacientet që trajtohen në terapi intensive dhe mosha e tyre mesatare është 65-vjeç. Ndërkohë numri i rasteve të regjistruara gjatë ditës së shtunë është i ulët, 1383, për arsye se gjithnjë në fund javë kryhen më pak teste. Në total prej fillimit të pandemisë numri i të prekurve ka shkuar në 114568. Ndërsa mosha mesatare e të prekurve është vetëm 43 vjeç, mosha mesatare e vik ti mave është 79 vjeç.
Ndërkohë vazhdon presioni mbi sistemin spitalor në qytetin e Selanikut. Vetëm tek urgjenca e spitalit AXEPA në 24 orët e fundit u shtruan 80 persona me covid-19 ndërsa humbën jetën si pasojë e komplikacioneve nga koronavirusi 10 pacientë. Në hartën e shpërndarjes së virusit përsëri mbetën me ngjyrë të kuqe të gjitha qytetet e Greqisë së veriut.