Tiranë, 8 Dhjetor – Komiteti Teknik i Ekspertëve në një komunikim me mediat ka bërë një pasqyrim të situatës epidemiologjike në vendin tonë. Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, tha se incidenca dy javore në vendin tonë është 356 raste për 100 mijë banorë, më e ulët se vendet e rajonit apo ato të Bashkimit Europian.
“Incidenca dy javore eshtë 356 raste për 100 mijë banorë, shifër kjo më e ulët se vendet e rajonit e cila është 848 raste për 100 mijë banore dhe më e ulët se mesatarja e vendeve të Bashkimit Europian e cila në dy javet e fundit është 510 raste për 100 mijë banorë”
Fico tha se prefektura me incidencë më të lartë vijon të jetë Tirana, e ndkejur nga Gjirokastra dhe Lezhë, ndërkohë që grupmosha më e prekur ëhtë 55-64 vjeç dhe 65-75 vjeç duke shtuar se ka një qëndrueshmëri të pacientëve të shtruar në spitale.
“Vihet re një qëndrueshmëri e numrit të pacientëve të shtruar në spitalet COVID që kanë nevojë për trajtim spitalor, por ka një rritje të lehtë të rasteve që kanë nevojë për trajtim në terapinë intensive. Përqindja e humbjes së jetëve në raport me numrin e të infektuarve vijon të mbetet në shifrën 2.1 %”, tha Fico.