Cristiano Ronaldo vazhdon të koleksionojë suksese individuale. Portugezi është shpallur futbollisti i shekullit në Global Soccer Awards. Dhe ylli i Juventus-it nuk ka ndërmend të ndalet. CR7, në fakt, duket se i ka idetë e qarta në lidhje me objektivat e ardhshëm, duke filluar nga Europiani 2021.

Mund ta fitojmë Europianin. Kemi një skuadër të mirë dhe një trajner fantastik. Të rinjtë tanë po përmirësohen dhe rriten. Spanja, Franca dhe Gjermania mbeten favoritet për mua, por ne do të jemi aty. Të gjithë do të duhet ta respektojnë Portugalinë dhe unë pres me padurim ta luaj Euro 2021.