100 ndeshje, ka kontribuar në 98 gola për Juven – Ronaldo vazhdon të shkruajë historinë me Juventusin. Cristiano Ronaldo ka shënuar edhe dy gola të tjerë në Serie A, duke e bërë dallimin për Juventusin në fitoren 3-1 kundër Genoa.

Ai i shënoi golat për “Zonjën e Vjetër” për 2-1 dhe për 3-1 nga pika e bardhë në minutat 78’ dhe 89’. Për CR7 kjo ishte ndeshja e 100 me fanellën e Juventusit, ai ka kontribuar në 98 gola, ka shënuar 79 gola dhe ka dhuruar 19 asiste për Zonjën e Vjetër.

62 prej 79 golave kanë ardhur në Serie A pas vetëm 71 paraqitjeve. Ai gjithashtu është bërë vetëm lojtari i parë që arrin 400 fitore në top pesë ligat evropiane. Lionel Messi është i dyti me 365 fitore, Buffon i treti me 350.