Në kulturën indiane, nje trup i bukur dhe i fortë, është gjithmonë një trup i zbukuruar me gurë të çmuar.

Nga ELDA SHABANI

Bukuria është në sytë e atij që e sheh, një klishe e vjetër kjo ku për shumë nga ne bukuria është diçka subjektive e cila varet nga paragjykimet tona individuale. Por nëse bukuria do të ishte vërtet subjektive, nëse do të varej tërësisht nga perceptimi ynë, ajo nuk do të mund të studiohet si degë e estetikës dhe si e tillë nuk të shihet si një realitet objektiv.
Në të ardhmen, 2020 do të njihet si një pikë kthese. Pandemia tranformoi stilin tonë të jetës, përditshmërinë. Shumë mësuan të jetojnë me Më Pak. Më pak përqafime, më pak takime mes miqsh, më pak shfaqje artistike, më pak para për të shpenzuar apo më pak Bukuri. Por a mundet dot njeriu të jetojë pa të bukurën? Thuhet se kur mbyllet një portë, një tjetër portë hapet. Është momenti të reflektojmë dhe të vleresojmë çfarë është e nevojshme për të jetuar bukur. Bota po ndryshon, muaj pas muaji, dhe një nga fenomenet që ka arritur në pjekuri të plotë këtë vit, veçanërisht në modë, është ai i maskulinitetit të ri. Një modë androgjene është vënë re së fundmi e cila për hir të së vërtetës rrënjët i ka në shekullin e 18-të, shekull i cili shënjoi epokën e iluminizmit në Evropë, veçanërisht në Angli e cila me politikën e saj të zhvilluar shumë shpejt u kthye qëndra e modës, duke lënë pas Francën e cila kishte qenë themeluesja dhe kishte diktuar trendet e stilet të periudhës së artë të rilindjes. Pantallonat për herë të parë u veshën nga femrat rebele të kohës të cilat tradicionalisht i përkisnin një stili mashkullor. Kjo modë lindi fillimisht si një mënyrë për ta bërë klasën aristokratike të dallohej nga pjesa tjetër e shoqërisë. Në fillim të shekullit 21veçanërisht në vitet e fundit nën ndikimin e masmedias shohim një tendencë të stilit androgjen si një shtyllë kryesore e industrisë së modës. Shumë emra të famshëm të cilët shihen si krijues të trendeve, po rijetëzojnë epokën e artë të antikitetit apo të qyteterimeve të lashta siç është India, Egjipti apo dhe Kina. Me fundin e kësaj dekade guri i çmuar i perlës është shfaqur si një nga tendencat më të nxehta të stolive të vitit për meshkuj, një rikthim i Epokës së Perlës sikurse njihet nga studiuesit, e cila i përket periudhave të hershme të qyterimeve. Ky aksesor elegant, ka qënë një dhuratë e preferuar që nga viti 2300 para Krishtit apo më vonë për mbretërit kinezë.

Ramayana është një poemë epike sanskrite të Indisë antike, e shekullit të VII-të pes. Në historine e saj gjerdani prej perlash është simboli I finikërisë dhe I besnikërisë ndaj mbretit. Pikërisht në këtë poemë epike pas një lufte të madhe, Mbretëresha Sita i jep Hanumanit, një mbretit majmun, gjerdanin me 27 perla si shpërblim për heroizmin e tij. Perlat përfaqësojnë shpirtin e mbretit , prandaj edhe sot, bizhuteritë e perlave janë të veshur nga dhëndërit indianë në ditën e dasmës së tyre.

 

Por sot ky trend i perlës nuk do të kufizohen vetëm në veshjet tradicionale ato do të vishen për cilindo që e sheh dhe e shijon atë. Figura të njohura publike si Shawn Mendes, Harry Styles, Pharrell Williams, Ranveer Singh e shumë të tjerë të cilët admirohen për stilin e tyre individualist, i kemi parë të veshin perlat me gjithçka..

Gjithashtu gjatë muajve të fundit të modës Gucci dhe Casablanca kanë përdorur perlat si një nga aksesorët me pikant ne koleksionin për meshkuj. Industria e modës dhe e spektaklit po hyjnë në një periudhë të re ku nuk janë vetëm femrat ato që po eksperimentojnë me tendencat e fundit androgjen.

Është një realitet ku shumë njerëz të famshëm apo influencër po eksperimentojnë me trende historikisht femërore përfshirë gjerdanët prej perle. Eshtë një shenjë se si brezi i ri të një bote post-pandemie është në ndjekje të gjurmëve të disa prej figurave më legjendare në historinë botërore, të cilët e kanë vlerësuar gurin e çmuar prej perle përpara nesh. Sigurisht ndryshe nga Julius Caesar, i cili e konsideroi këtë aksesor kaq delikat si një simbol i statusit social në Romën e Lashtë, Pop star Harry Styles argetohet duke i veshur ato tërësisht ndryshe nga kornizat klasike, një mënyrë apo një deshirë kjo për të shprehur vetveten, një komunikim universal si për meshkuj ashtu dhe për femra.