Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur protestuesve që kërkojnë dorëheqjen e Drejtorit të Përgjithshme të Policisë, Ardi Veliu. Në disa postime në Twitter, Rama shkruan se ata që kërkojnë largimin e Veliut, “ta harrojnë”. Sipas tij, dorëheqja e Lleshajt ishte “qytetari” dhe jo “dobësi”, dhe se pushteti merret me votë e jo me djegie.
Reagimi: Kërkojnë dorëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë se ndryshe do djegin e shkatërrojnë? Ta harrojnë! Gabon shumë kush kujton se qytetaria e ministrit të brendshëm është dobësi dhe harron se ky shtet është i qytetarëve jo i barbarëve! Pushteti merret me votë jo me djegie!
Policia e Shtetit as do merret dot peng, as do lëkundet dot nga politika e vjetër e dhunës e nga dhunuesit e nxitur prej saj! Policia e Shtetit nuk është një polic që vr au e që sot është në duart e drejtësisë dhe kush nuk do të respektojë ligjin do përballet me forcën e ligjit!
Ne nuk do të lejojmë askënd që të rrënojë çka është ndërtuar me mund e me punë të madhe dhe Policia e Shtetit është një nga shembujt e ndryshimit, që vazhdon me mundin e shumë njerëzve çdo ditë! Shantazhet dhe dhuna ndaj policisë nuk kanë lidhje as me lirinë as me demokracinë!