Në Ditën Botërore të Mbulimit Shëndetësor Universal, Ministrja Manastirliu bëri të ditur se 4717 procedura kardiologjike janë kryer nga janari i këtij viti pavarësisht situatës së pazakontë të pandemisë.

Me anë të një postimi në profilin e saj në instagram, Manastirliu shkruan se ofrohet shërbim shëndetësor cilësor, në kohë dhe afër vendbanimit për qytetarët shqiptarë.