Kryeministri i vendit, Edi Rama ka uruar të gjithë shqiptarët jashtë atdheut në ditën e Diasporës. Ai thotë se personat jashtë Shqipërisë i dhanë vendit gjithçka kishin, si edhe përpara punës së admirueshme të atyre që e ngrenë lart emrin shqiptar në skenën botës.
“Në këtë Dite te Diaspores u uroj shëndet familjarisht të gjithë bashkëqytetarëve jashtë atdheut dhe përulem me respekt, përpara kujtimit e veprës patriotikë të atyre që nga jashtë Shqipërisë i dhanë vendit tonë gjithçka kishin, si edhe përpara punës së admirueshme të atyre që e ngrenë lart emrin shqiptar në skenën botës, pa harruar kurrsesi njerëzit e zakonshëm të këtij vendi, të cilët me mund e me sakrifica rrisin fëmijët e tyre në emigracion, e ndihmojnë familjarët e tyre në Shqipëri”, shkruan Rama.