Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha se Komisioni i Venecias e ka konsideruar si akt kundër trashëgimisë elektorale europiane veprimin e di egies së mandateve të opozitës jashtëparlamentare. Sipas tij, Venecia shprehet se opozita nuk mund të kritikojë sepse e ka lënë rrugës procesin proporcional.
“Nuk e kam gjetur akoma përgjigjen se çfarë inati ka pasur Sali Berisha për 14 vite për të denigruar figurën e një qytetari. Një maxhorancë e përgjegjshme sot zgjedhim edhe një sorollatje të kësaj shtrese prej 9 mijë personash që kanë zhvilluar detyrën e ushtarakut, kërkoj që të gjithë ta mbështesin këtë nismë. Komisionin i Venecias lidhur me kuadrin ligjor e kushtetetues për ndryshime në kodin zgjedhor, hapjen e listave. Përgëzoj punën e kuvendit e cila sipas komisionit ndryshimet e mësipërme kanë qenë në përputhje me standarde zgjedhore.
Gjithë ajo tymnajë që u iniciua nga presidenti dhe u mbështet nga parti të tjera besoj që me këtë opinion të Venecias ka marrë një përgjigje të qartë që kuvendi ka vepruar në bazë të kushtetutës. Sa i përket di egies së mandateve Komisioni i Venecias e ka konsideruar si akt kundër trashëgimisë elektorale europiane dhe shprehet se opozita nuk mund të shprehet në rolin e kritikuesit se e ka lënë rrugës procesin proporcional. Kjo përgjigje është shteruese dhe besoj që të gjithë ata që kanë llapur sa kanë pasur mundësi të marrin përgjigjen. I bëj thirrje PD-së dhe partisë presidenciale LSI-së që të deklarojë njohjen e rezultateve të 25 prillit. Zgjedhjet janë tepër të rëndësishme që do të konfirmojnë rrugën europiane me këtë maxhorancë në qeverisje. Venecia ka vlerësuar edhe çështjen e debatuar për koalicione.
Nuk ka thënë njëri që Lulzim Basha, Sali Berisha, Ilir Meta, Monika Kryemadhi të mos bëhen bashkë. Është e njohur që të dalësh në një koalicion duhet një drejtues dhe një program i përbashkët. Zgjidheni kush është kryetari juaj, Luli, Saliu, Iliri apo Monika, nxirrni programin dhe futini në koalicion. Vota jonë për 7 ligjet është pro, që PD_së dhe LSI-së t’i heqim çdo alibi të mundshme për pjesëmarrjen në zgjedhje. Zgjedhjet e 25 prillit janë shumë të rëndësishme që do të konfirmojmë rrugën evropiane të Shqipërisë, me këtë mazhorancë që ka sot”, tha Balla.