Këngëtari Vlashent Sata dhe moderatorja Dojna Mema kanë vendosur të dalin publikisht si çift në këtë fundvit teksa prej muajsh përflitet për historinë e tyre të dashurisë. Me anë të një postimi në Instagram, Sata ka publikuar disa momente nga ‘çmenduria’ me Dojnën.
Të dy duket sa e shijojnë njëri-tjetrin teksa këndojnë e shëtisin botën bashkë, ndërsa momenti më epik është kur Dojna i rrëfen: “Zemër, jam le zbike”. Këtë deklaratë, këngëtari e mori me sportivitet dhe iu përgjigj, “Zemër nuk është ditëlindja ime”, ndërsa të dy nisën të qeshnin.
Videon e ka shoqëruar me një mesazh për të gjithë ndjekësit e tij. “Uroj që ky fundvit t’ju gjejë me zemrën dhe sytë plot dashuri. Gjithçka tjetër do të bëhet më mirë ? @dojnamema”, shkroi Sata.
View this post on Instagram