Dortmundi u turpërua në shtëpi nga Stuttgart, pasi humbi me rezultatin 1-5. Një rezultat shumë i çuditshëm, por nga krahu tjetër Leipzig nuk ka gabuar kundër Werder Bremen duke fituar në shtëpi me rezultatin 2-0.
Ekipi verdhezi e nisi keq ndeshjen, pasi u ndëshkua fillimisht nga goli i Wamangituka me penallti, ndërsa Reyna barazoi me një supergol për vendasit duke mbyllur pjesën e parë me rezultatin 1-1.
Pjesa e dytë solli dhe furinë e miqve, pasi shënuan golin e dytë me Wamangituka për 1-2, ndërsa Foster, Coulibaly dhe Gonzalez i dhanë shuplakën ekipit të Dortmundit.