Kreu i qeverisë Edi Rama e quan mision të përmbushur presidencën e OSBE-së nga Shqipëria në vitin 2020. Ai ka ndarë disa foto në rrjetet sociale nga aktiviteti ku mbajti fjalën përmbyllëse në Ministerialin e kësaj organizate, pas zgjedhjes së krerëve ekzekutivë. Rama shkruan se pas kësaj eksperience Shqipëria del më e fortë dhe më e respektuar ndërkombëtarisht.

“Mision i përmbushur prej ku Shqipëria del më e fortë dhe më e respektuar ndërkombëtarisht”, shkruan Rama. Gjatë fjalës së tij, duke iu referuar konflikteve si në Bjellorusi dhe Ukrainë, Rama foli për përçarje dhe kërkoi që të lihet pas krahëve qëndrimi i luftës së ftohtë.