Pandemia e shkaktuar nga coronavirusi nuk do të jetë e fundit dhe epidemitë janë një fakt i jetës, tha në një video mesazh drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus. Bota duhet të mësojë nga pandemia e COVID-19 dhe të adresojë lidhjet e ngushta midis shëndetit njerëzor, kafshëve dhe planetar, tha Tedros në një deklaratë me rastin e Ditës së parë Ndërkombëtare të Gatishmërisë Epidemike.
“Për një kohë të gjatë, bota ka funksionuar në një cikël paniku dhe neglizhence. Ne po hedhim para në një epidemi dhe kur të ketë mbaruar, ne e harrojmë atë dhe nuk bëjmë asgjë për të parandaluar tjetrën”, tha Ghebreyesus. Ai vuri në dukje se çdo vend duhet të investojë në ato që i quajti “rezerva mbrojtëse” – mundësia e shmangies, zbulimit dhe zbutjes së të gjitha llojeve të emergjencave.
Mesazhi i njeriut të parë të OBSH-së erdhi një ditë pasi fillimit të vaksinimit të qytetarëve kundër coronavirusit në shtetet e Bashkimit Evropian dhe disa vende, të tilla, si Britania e Madhe, Italia, Gjermania.
Today is the first ever International Day of Epidemic Preparedness. In the past 12 months, lives and livelihoods have been turned upside down by #COVID19. But over the years @WHO and our partners have warned that the world is not prepared for a pandemic.pic.twitter.com/lZiUD41S3U
— Tedros Adhanom Ghebreyesus (@DrTedros) December 27, 2020