Teksa i afrohemi datës së zgjedhjeve, për aleatët e PD-së objektivi i përbashkët për të larguar Kryeministrin Edi Rama nuk është i mjaftueshëm. Ndaj, ata kërkojnë që së bashku me PD-në, si partinë më të madhe në opozitë, të përcaktojnë formulën e koalicioneve se si do të shkojnë në zgjedhjet e 25 prillit 2021. I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, tregoi se i ka kërkuar kreut të PD-së, Lulzim Bashës që të jetë në luftën e fituesve.
Fyhem po të më thuash që do të të vejë Basha tek PD-ja në listë. Unë do të vë veten time në listë, sepse unë mendoj që tek kjo listë e përbashkët, unë i kam aq umër votash në Durrës, sa i takojnë një mandati deputeti.
Ky Kod Zgjedhor na diskriminon edhe në qarqe të tjera të Shqipërisë, sepse dalim dhe bëjmë fushatë në gjithë qarqet, votat tona të cilat nuk konvertohen në mandate deputeti shkojnë në dëm të opozitës. Unë nuk jam për t’i bërë dëm opozitës, përkundrazi, jam pro gjithë opozitës. Nga ana tjetër, Bashës e grupit opozitar i kam kërkuar, përveç emrit tim edhe përfaqësimin e qarqeve kryesore të vendit, ka deklaruar Duka!