Miqtë tuaj do jenë mbështetje e madhe dhe e çmuar nesër. Ata do iu mbështesin në çdo moment dhe do iu japin këshillat e duhura. Ju që keni një lidhje do bini dakord me partnerin tuaj dhe do filloni projekte të përbashkëta me të. Kjo gjë do ju afrojë edhe më tepër se më pare. Nëse jeni beqarë vetëm sa do lodheni duke kërkuar dashurinë sepse nuk do jeni me fat dhe nuk do e gjejnë atë. Nuk ka ardhur ende momenti juaj. Në punë nuk do jeni të motivuar mjaftueshëm, por falë mbështetjes së miqve kolegë do arrini të hidhni hapat e nevojshme. Financiarisht do jeni në një gjendje të kënaqshme. Do mund të shpenzoni pa frike për çdo gjë që do e keni të nevojshme.

Bricjapi Mërkuri do ju bëjë mjaft intuitivë gjatë gjithë kësaj dite kështu që do arrini të kuptoheni më së miri me ata që keni pranë. Ju të dashuruarit do jeni më të pavarur se kurrë më parë dhe do bëni çdo gjë që do ndieni. Mbrëmja do jetë më e mirë për të kaluar momente intime. Nëse jeni beqarë ka rrezik të josheni nga persona jo me shumë vlera dhe nëse pranoni të filloni lidhje me ta do zhgënjeheni e do vuani. Në punë do jeni të jashtëzakonshëm dhe të gjithë do ju adhurojnë. Do dini të analizoni çdo gjë deri në detajet më të vogla dhe nuk do bëni gabime. Ka mundësi të nënshkruani edhe një kontratë fantastike. Në planin financiar do iu jepen mundësi të mira që ta përmirësoni situatën.