Duke njoftuar për dy shërbime të reja në e-Albania, deputeti socialist Ilir Beqaj shkruan se mjeku i failjes është çelësi për hyrjen në sistemin e kujdesit shëndetësor. Ai shton se në këtë kohë pandemie është evidente botërisht rëndësia dhe nevoja e një marrëdhënie të ngushtë me mjekun.
Postimi i plotë i Ilir Beqajt: Mjeku i familjes është çelësi për hyrjen në sistemin e kujdesit shëndetësor publik. Është edhe çelësi për të lëvizuar nëpër hallkat e zinxhirit të këtij sistemi.
Në këtë kohë pandemie është evidente botërisht domosdoshmëria e një marrdhënie sa më të ngushtë me të dhe e një komunikimi të vijueshëm me të. Për të lehtësuar komunikimin me mjekun e familjes, prej disa ditësh në e-Albania janë disponibël edhe dy shërbime të reja.
Shërbimi i parë, i krijon kujtdo mundësinë të regjistrohet pranë mjekut të familjes nëse deri më sot nuk ka ende mjekun e vet të familjes. Shërbimi i dytë, i mundëson kujtdo që don të ndryshojë mjekun e tij të familjes ta bëjë këtë veprim on-line pa qënë nevoja të shkojë në qendrën shëndetësore.