Ndërsa pandemia e koronavirusit vazhdon, zyrtarët e aviacionit në të gjithë botën kanë kërkuar mënyra për të mbajtur të sigurt pasagjerët dhe ekuipazhin në bordin e avionëve. Më 25 nëntor, Administrata e Aviacionit Civil të Kinës lëshoi udhëzime të reja për industrinë e linjave ajrore të vendit. Dokumenti, i titulluar “Udhëzime Teknike për Parandalimin dhe Kontrollin Epidemik për Linjat Ajrore, Edicioni i Gjashtë”, përmban këshilla rreth praktikave më të mira të higjienës për t’u kryer në aeroplanë dhe në aeroporte. Një nga sugjerimet ishte që “anëtarët e personelit të përdornin pelena, në mënyrë që mos t’ju duhej të shkonin në tualet”.

Seksioni nis duke këshilluar ekuipazhin e kabinës të mbajnë “maska mjekësore, doreza mjekësore me dy shtresa, syze, kapele, veshje mbrojtëse dhe mbulesa këpucësh”. Në njoftimin tjetër thuhet:“Rekomandohet që të mbahen pelena dhe të shmanget përdorimi i tualeteve, për të shmangur rreziqet e infeksionit”. Ndërsa këshilla të tilla mund të duken dramatike, nuk është sekret që tualetet mund të jenë një burim infeksioni në një aeroplan. Në gusht, një grua që udhëtonte nga Italia në Korenë e Jugut u infektua me koronavirus gjatë udhëtimit të saj pasi përdori tualetin, i vetmi vend ku ajo nuk kishte një maskë N95, u emërua si burim i mundshëm i infeksionit të saj.

Kompania ajrore japoneze ANA njoftoi në fillim të këtij viti se po provonte një prototip të një tualeti të ri, dera e së cilës hapet pa duar, por me bërryla. Ndërkohë, Boeing aplikoi me sukses për një patentë për “tualet vetë-pastrues”, i cili përdor dritën UV për të pastruar 99.9% të mikrobeve të banjës, pas çdo përdorimi.