Në moshën 107 vjeçare, Tillie Dybing me origjinë nga Minessota SHBA, ka fituar betejën me COVID-19.107 vjeçarja ka thënë se kjo nuk është e vetmja pandemi që ka kaluar në jetë. Në moshën 5 vjeçare një tjetër pandemi ka goditur atë dhe familjen e saj, gripi spanjollë.
Ajo ka përjetuar shumë humbje gjatë jetës së saj, duke përfshirë motra e vëllezër ashtu edhe humbjen e bashkëshortit të saj.Pavarësisht humbjeve dhe vështirësive që ka kaluar në jetë, ajo doli fitimtare edhe me një betejë tjetër atë të kancerit të cilën e fitoi në moshën 95 vjeçare.
Vajza e saj ka raportuar se gruaja e moshuar nuk kishte asnjë simptomë tjetër përveç se ndihej e këputur.“Asnjë dëmtim në mushkri. Ajo nuk ka pasur temperaturë asnjë ditë, vetëm flinte shumë orë gjumë” ka thënë vajza e saj.
107 vjeçarja ka kaluar në jetën e saj 2 pandemi dhe ka fituar betejën me kancerin, ajo është e lumtur dhe e shëndetshme tani dhe i është kthyer jetës së saj normale pasi më parë ka qen në izolim.