Arianit Alliu, drejtor i Pallatit të Kulturës në Librazhd është ndarë nga jeta pasi nuk e ka fituar dot betejën me Covid-19. Bëhet me dije se Alliu ishte 46 vjeç dhe nuk kishte asnjë sëmundje bashkëshoqëruese. Newsbomb.al mëson se Alliu ka ndërruar jetë sot në Tiranë, ndërsa në qytetin e Librazhdit ka pllakosur zia. Ai ishte baba i tre fëmijëve.

Kujtojmë se sipas përditësimit të djeshëm të Ministrisë së Shëndetësisë, nga 2176 testime për Covid-19, kanë dalë pozitivë 832 qytetarë, ndërsa 12 të tjerë kanë humbur jetën.