Eksportet shqiptare drejt Mbretërisë së Bashkuar gjatë periudhës janar-nëntor shënuan rritje të lehtë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas INSTAT, eksportet drejt Mbretërisë së Bashkuar arritën në 699 milionë euro gjatë 11-mujorit nga 678 milionë euro që ishin në të njëjtën periudhë të 2019-s.
Ndërkohë importet drejt Shqipërisë shënuan rënie me gati 500 milionë lekë. Referuar të dhënave gjatë 11 mujorit të këtij viti u importuan 4.6 miliardë lekë ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit 2019 u importuan 5.1 miliardë lekë mallra. Vendi ynë eksporton kryesisht mallra të prodhuara nga ndërmarrjet fasone. Megjithatë, një zë të rëndësishëm zënë edhe mineralet, ndërsa produktet bujqësore kanë ardhur duke u rritur.