Në 24 orët e fundit një numër i konsiderueshëm personash kanë kaluar nga Greqia përmes kufirit të Kapshticës në Shqipëri për të kaluar festat e fundvitit. Në datën 26 dhjetor në Shqipëri kanë hyrë 406 persona dhe 108 mjete. Ndërsa në Qafë-Thanë, kanë hyrë 2481 shtetas dhe kanë dalë 2228 persona.

Personat që hyjnë nga kjo pikë e kalimit kufitar lejohen të kalojnë kufirin si këmbësorë ndërkohë që po të njëjtat burime konfirmojnë që numri i hyrjeve pritet të rritet për shkak të festave të fundvitit. Aktualisht kjo pikë po punon me 2 sportele dhe në 1 ditë lejohet kalimi i 700 personave. Vendimi për kalimin e kufizuar nga kjo pikë kufitare do të qëndrojë në fuqi deri më 7 janar.