Urgjenca Kombëtare ka kryer gjatë kësaj jave 2299 misione, nga të cilat 542 misione Covid. Kështu theksoi ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastriliu, e cila vlerësoi punën e ekipeve të Urgjencës Kombëtare.

“Punë e palodhur e ekipit të Urgjencës Kombëtare, 24/7, si çdo ditë të vitit. 2299 misione janë kryer gjatë kësaj jave nga Urgjenca Kombëtare, prej të cilave 542 misione COVID”, – tha Manastirliu. Urgjenca Kombëtare është në vijën e parë të betejës me COVID-19 në shërbim të çdo qytetari.

Ministrja e Shëndetësisë bën apel për zbatimin e masave të distancimit fizik, higjenës, vendosjen e maskës dhe shmangien e lëvizjeve të panevojshme për frenimin e COVID-19.