Facebook po punon për një zgjidhje me anë të inteligjencës artificiale (IA) që mund të përmbledhë një lajm, në mënyrë që përdoruesi të mos duhet të lexojë të gjithë tekstin. Sipas raporteve nga faqja amerikane BuzzFeed, ishte drejtori teknik i Facebook, Mike Schroepfer, në një takim kompanie në fund të vitit, jo i hapur për publikun, i cili njoftoi për këtë arritje teknologjike.
Zgjidhja quhet TLDR, një shkurtesë në anglisht që do të thotë ‘shumë e gjatë, nuk e kam lexuar’ dhe duhet të përdoret gjithashtu për të siguruar një përmbledhje vokale të lajmeve, deklaroi ai.
Gjatë takimit, Schroepfer foli edhe për teknologjitë e tjera për të ardhmen në të cilën është angazhuar Facebook, duke përfshirë një përkthyes universal, një rrjet social realiteti virtual të quajtur Horizon dhe i populluar nga avatar si edhe një sensor nervor i aftë për të lexuar dhe përkthyer në veprim e sipër komandat e dhëna me mendje.