Nga Endri Kajsiu/ Ditën e sotme opozita dhe mediat afër saj kanë trajtuar faktin që Greqia do zgjerohet me 12 milje në detin Jon si rrezik që po i kanoset Shqipërisë. Mbi këte argument, kanë sulmuar me tej kryeministrin Rama.
Por si është e vërteta e thjeshtë e kësaj historie?
Fakti është se Konventa është shumë e qartë dhe historia dihet botërisht: Ku ka mbi 24 milje, palët zgjerohen nga 12 milje secila. Ndërsa ku ka më pak se 24 milje, ose negociohet ose shkohet ne Gjykatë Nderkombetare. Shqipqria dhe Greqia kanë negociuar përmes Saliut dhe Lulit ku dhe falën detin. Partia Socialiste dhe Edi Rama e çuan në Kushtetuese e cila e rrëzoi marrëveshjen e Berisha-Basha, pasi këta (që sot sulmojnë) kishin bërë në fakt tradhëti kombëtare. Në 20 tetor, gjatë takimit me Edi Ramën, ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias pohoi se çështja e detit Shqipëri-Greqi do të shkojë në Gjykatën e Hagës për të marrë një zgjidhje.
Thënë këto fakte, dukshëm debati i sotëm është një absurd politik që zhvillohet nga ata që dje e falën detin, por që kanë akoma guxim të bëjnë politikë mbi këtë histori që i turpëron.