Ciro Ferrara nuk lodhet kurrë së kujtuari Diego Maradonën, shokun e tij të skuadrës te Napoli, nga 1984 deri më 1991: Unë jam i vetmi futbollist që e kam jetuar Maradonën në të gjithë përvojën e tij napolitane. Mbaj mend mbrëmjen në Stuttgart (më 1989, kur Napoli fitoi Kupën UEFA). Përqafimi i tij në fund të lojës do të mbetet i pashlyeshëm në zemrën time. Ai vuri faqen në gjoksin tim. Unë ende e ndiej atë moment në lëkurën time.
I marr me vete ngado ato 7 vite që kalova pranë Diegos, nuk ka asnjë kujtim më të veçantë. Kur Maradona u kthye në Napoli, pas 14 vjetësh, për festën e lamtumirës sime, mendova: dreq, kapiteni im është gjithmonë aty. Edhe sot më falënderojnë njerëzit, sepse e panë më në fund Diegon pas vitesh.