Anxhela Peristeri është triumfatorja e Fest 59 të këngës në RTSH. Në natën finale të eventit më të madh të artit mbajtur në Shqipëri u dëgjuan 18 këngë mes të cilave juria përzgjodhi si fituese këngën ‘Karma’. Peristeri pritet ta përfaqësojë vendin tonë tashmë në Eurovizionin që do të zhvillohet në Roterdam.

Por për të rrëfyer rrugëtimin e Fest 59, në studion e Java në RTSH ishin të ftuar regjisori Pali Kuke, fituesja Anxhela Peristeri dhe këngëtari Sardi Strugaj, që mori ccmimin e dytë.

Përjetova emocione shumë të mëdha pasi ishe një ccmim që unë e doja shumë në karrierën time. Sot jam e lumtur që kjo ëndërr m’u realizua. Një falenderim shkon për organizatorët e festivalit në një periudhë kaq të vështirë – tha Peristeri.

Ajo shtoi se festivali vërtetoi se këngëtarët pjesëmarrës ishin të një niveli të lartë, duke marrë parasysh se përballuan vështirësitë e kushteve të diktuara nga pandemia. Ndërkohë regjisori Pali Kuke u shpreh se puna që stafi ka bërë prapa kuintave ka qenë një sakrificë e vërtetë.

Është rasti t’i përulem që nga punëtorët e skenës e deri te devotshmëria e artistëve. Sepse sikur një element të ccedonte, gjithccka mund të binte. Kur më kërkuan të bëja festivalin mora kohën time për t’u menduar. Kjo pandemi nuk ishte një plumb qorr si në vitin 1997, por një llahtari që ngriu mbarë globin.  – tha Kuke.