Një pacient, i cili ka arritur të mposhtë koronavirusin, ka surprizuar ditën e sotme stafin e spitalit Nënë Tereza, në Tiranë, që i shërbyen në ditët e vështira të luftës me virusin e rëndë.
Pacienti iu ka dhuruar punonjësve të spitalit një pemë të veçantë për Krishtlindje, të zbukuruar me tullumbace, doreza dhe maska.
“Mirënjohje dhe falenderim për ish pacientin E.C. për mendimin e bukur për kolegët tanë në strukturat Covid. #qsut #nenetereza”, thuhet në mesazhin në “Facebook” të spitalit.