Në seancën e kësaj të enjteje, Kuvendi miratoi me 96 vota kandidaturën e Altin Binajt si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Pikërisht këtë votim e ka përshëndetur ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, e cila thotë se tanimë duhet vetëm një gjykatës tjetër që Gjykata Kushtetuese të jetë funksionale.

Kim thotë se SHBA pret që KED t’i dërgojë Presidentit listën e kandidatëve sa më shpejt.

“Lajm i mirë: Parlamenti miratoi gjykatësin e GJK. Shqipëria tani ka nevojë edhe për një gjykatës për të pasur një Gjykatë Kushtetuese funksionale. Presim që KED t’i dërgojë Presidentit listën e kandidatëve sa më shpejt… Kjo është një arritje e madhe e cila do e çojë Shqipërinë më afër BE-së & pasqyron bashkëpunimin e fortë midis KED, Presidencës & Parlamentit“, shkruan ajo.