Një nga fjalët që përcakton vitin 2020 është pandemia. Koronavirusi ka ndryshuar shumë aspekte të jetës sonë dhe prej tij zbuluam shumë gjëra. Për shembull, përballë një bllokimi të mundshëm, njerëzit “sulmojnë” tregjet. Një nga artikujt më të shtrenjtë është letra higjienike. Izolimi për të ndaluar përhapjen e virusit. Një nga gjërat që zbuluam ishte se e vetmja mënyrë e kontaktit në shtëpi, është ekrani i një PC ose smartphone. Mësimi online, puna nga shtëpia dhe kontakti me njerëzit tanë të dashur ishte përmes një ekrani të madh të një kompjuteri ose smartphone.

Njerëzit në shtëpitë e pensionit janë më të izoluar se çdo person tjetër. Vizitat nuk ishin të lejuara në fillim. Por në fund u gjet një zgjidhje inovative. Heronjtë në vijën e parë-Një moment takimi, i cili na bashkoi, ishin daljet në dritare ose në ballkon, çdo mbrëmje, për të duartrokitur stafin mjekësor, të cilët punojnë pa u lodhur duke qëndruar të fortë përballë kësaj krize të vështirë shëndetësore. Edhe në New York, një nga epiqendrat e pandemisë, punonjësit shëndetësorë, të cilët po rrezikojnë jetën e tyre për komunitetin, festojnë çdo ditë.

Përdorimi i maskës-Maskat ishin një pajisje mbrojtëse e rezervuar për personelin mjekësor. Ata janë të vetmit që kanë nevojë për të – ky ishte mesazhi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në fillim të vitit 2020. Por OBSH ndryshoi deklaratën e saj, dhe tani shumica prej nesh nuk largohen nga shtëpia pa një maskë.

Distancimi social-Ndërsa tashmë njerëzit kanë kuptuar mënyrën se si përhapet koronavirusi, ata po ruajnë distancën. Pandemia gjithashtu ka ndryshuar mënyrën se si ne përshëndetemi, puthjet në faqe dhe shtrëngimi i duarve janë të ndaluara. Risia qëndron te kontakti i vogël me anë të bërrylave ose shtrëngimi i duarve si në Wuhan.

Protesta kundër masave anti-Covid-Sidoqoftë, jo të gjithë kanë rënë dakord për miratimin e masave anti-Covid të vendosura nga qeveritë. Protestat shpërthyen në disa vende. Personat që ishin kundër vaksinave, ata që nuk besonin te ekzistenca e virusit, ekstremistët e djathtë, teoricienët e konspiracioneve dhe qytetarët e shqetësuar protestuan, duke kërkuar më shumë liri.

Ora policore dhe mbyllja-Për shkak të bllokimeve dhe orës policore, kafenetë, restorantet, baret, hotelet, të ashtuquajturat dyqane jo thelbësore, kinematë, teatrot dhe vendet e tjera duhej të mbylleshin për javë të tëra. Në qytetin francez të Lionit, demonstruesit protestuan për të rihapur bizneset e tyre dhe për t’u rikthyer në punë.

Shpresë për të ardhmen-Por e gjithë bota po përpiqet për t’u rikthyer në normalitet, pavarësisht se kjo do të thotë një normalitet të ri. Nëse gjithçka shkon sipas planit me vaksinat Covid, njerëzimi mund t’i kthehet jetës në dimrin e vitit 2021 dhe pikërisht atëherë do të jemi në gjendje të festojmë.