Qytetarët e Shkodrës do të aksesojnë më shumë shërbime të standardizuara falë investimit të bërë në Drejtorinë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor Shkodër, duke kursyer kohën e pritjes për shërbimet e ofruara. Prefektja e qarkut Shkodër, Majlinda Angoni, e shoqëruar nga drejtuesja, Egla Mirashi, inspektuan përfundimin e investimit, ku është bërë i mundur rikualifikimi i plotë i godinës duke e kthyer në një hapësirë funksionale, duke përmirësuar dukshëm shërbimin për të gjithë qytetarët.

“Me ngritjen e kapanonit të kontrollit fizik me siguri e standarde bashkëkohore, i’u është dhënë zgjidhja problematikave të trashëguara ne vite, duke shmangur burokracitë, radhët e gjata, duke rritur cilësinë e shërbimeve në këtë drejtori e cila kryer afro 133 mijë praktika në vit”, – tha Angoni. DRSHTRR Shkodër është drejtoria më e madhe në veri të vendit dhe e pesta në Shqipëri për nga numri. Ajo është kthyer në një qendër shërbimesh dinjitoze për qytetarët.