Matthijs de Ligt, mbrojtësi i Juventus-it, ka folur për rëndësinë e transferimit të tij në Serinë A.

Është një sfidë e madhe për një mbrojtës të vihet në provë në Itali si jo italian, ka thënë holandezi për The Athletic.

Personalisht më pëlqejnë shumë sfidat dhe kam menduar se Seria A ishte kampionati më i mirë për mua. Nuk jam penduar kurrë për zgjedhjen dhe jam i kënaqur.