Mbiemri i Schumacher do të rikthehet përsëri në Formula 1, por tani me të birin e legjendës Michael, që nga sezoni i ardhshëm Mick do të garojë në Formula 1. Ekipi Haas ka njoftuar që Mick Schumacher ka nënshkruar kontratë afatgjate dhe tani që është lider në Formula 2, ai nga sezoni i ardhshëm do të jetë në nivelin më të lartë të Formulës. Të mërkurën, ekipi Haas ka prezantuar Mick Schumacherin si ngasës të ri. 21-vjeçari ka nënshkruar kontratë afatgjate. Ai është lider në Formula 2 aktualisht. 21-vjeçari ka ëndërruar gjithmonë për t’i ndjekur hapat e babait të tij, i cili ka qenë shtatë herë kampion bote me Ferrarin.

“Mundësia për të qenë në Formula 1 vitin e ardhshëm më bën jashtëzakonisht të lumtur dhe jam thjesht pa fjalë. Gjithmonë kam besuar se mund ta realizoj ëndrrën time”, u deklarua Schumacher. Schumacher, anëtar i akademisë së Ferrarit, do të jetë pjesë e ekipit të Haasit bashkë me rusin Nikita Mazepin. Michael Schumacher, u pensionua më 2012 pasi që kishte pësuar një lën dim të rendë me ski në vitin 2013.