Ish kreu i bashkisë së Kamzës Xhelal Mziu në prag kandidimi për deputet ka shtruar një darkë me të ngrëna dhe të pira. Nuk kishte si te mungonte në këtë eveniment të rëndësishëm Edi Paloka, i njohur si dashamirës dhe pijetar i nderuar. Bashkë me të ka qenë dhe Ivi Kaso. Mziu përveçse ka financuar mbrëmjen, nuk ka ngurruar të hedhë dhjetëra foto në Facebook. Ata kanë qenë pa maska dhe gjendja e euforisë nuk i ka ndalur që të puthin dhe përqafojnë pjesëmarrësit në këtë tavoline të mbushur me pije dhe të ngrëna.

Ndërkohë që nën avujt e alkolit ka deklaruar se do ta hedhin nokaut Edi Ramën më 25 prill dhe do bëjnë ‘nuse’ Lulzim Bashën. Ia vlen të theksojmë se nënkryetari i PD Edi Paloka kishte deklaruar se do te dilte jashte nga politika nese mbaheshin zgjedhjet vendore te 30 qershorit 2019, nderkohe qe Xhelal Mziu kishte dhene doreheqëjen nga kandidimi me “zemer te thyer” ne Kamze! Paloka e Mziu “rikthehen” ne politike me goten e veres ne dore, duke paralajmeruar fitore te PD dhe Lul Bashes.

Postimi i plotë i Mziut:

Një darkë e jashtzakonshme festive por dhe falenderimi e motivuese me strukturën politike të Bashkisë Kamëz, aktivin e PD dega Kamëz dhe aktivin e PD dega Paskuqan, si një dhe të pandara Nostalgji e jashtzakonshme në 15 vite progres, konkuruese me çdo degë PD të Shqipërisë për mbajtjen e vendit të parë në 8 palë zgjedhje, konkuruese me çdo Bashki tjetër të Shqipërisë për ndërtimin e një qyteti të ri nga fillimi, për investimet, shërbimet dhe klasifikimin si Bashki lideri në 12 vite në rang vendi.

Falenderim e mirënjohje të thellë për strukturën politike dhe administrative! Kamza, akademia politike e PD, promotori kryesor i zhvillimit urban dhe krye orteku i fitores plebishitare mbarëkombëtare të PD në rang vendi! Më 25 prill Kamza dhe Paskuqani të parët që do ta hedhin NOKAUT rilindjen kriminale për të mos u ngritur më, dhe për të sjellë shpresën, punësimin, mirëqenien, zhvillimin dhe integrimin Evropian me në krye Lulzim Basha./ Marrë nga Tema