Shkodra i është kthyer qetësisë pas një proteste që pa rikthimin e diegieve dhe të dhu nës si 30 vite më parë. Në sheshin ku sot u zhvilluan protestat është kthyer atmosfera normale vetëm kanë mbetur rrënojat e djegieve dhe shka tërrimeve. Gazetari Musa Kurtulaj duke postuar disa nga fotot e këtyre shka tërrimeve, shkruan: “Asgjë të re nga fronti i Perëndimit. Shkodra fitoi!”
Këto protesta u kryen nga një grup të rinjsh që dogjën objekte që i nxorën nga selia e PS-së. Në fillim të marshimit të organizuar nga PD e Shkodrës ishte edhe kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi. Për ngjarjen ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama por edhe deputetë të Shkodrës.