Lajmin e ka deklaruar Ministri i Shëndetësisë Olivier Veran, i cili ka thënë se futja në izolim nuk përjashtohet ndërkohë që ka theksuar që kjo do vendoset në bazë të situatës. PARIS-Franca mund të futet në një izolim të tretë, nëse rastet e infektimit me Covid-19 vazhdojnë të rriten. Lajmin e ka deklaruar Ministri i Shëndetësisë Olivier Veran, i cili ka thënë se futja në izolim nuk përjashtohet ndërkohë që ka theksuar që kjo do vendoset në bazë të situatës.

“Ne kurrë nuk do të përjashtojmë masat që janë të nevojshme për të mbrojtur publikun. Kjo nuk do të thotë që ne kemi marrë një vendim, por që po shikojmë situatën orë pas ore,“-ka thënë ai.

Franca është një nga vendet që ka shënuar një numër të lartë infektimesh që prej fillimit të pandemisë. Ndërkohë që gjatë orëve të fundit janë regjistruar 15, 000 persona të infektuar duke e çuar numrin në total 2,550,864, ndërsa kanë ndërruar jetë 62,573 pacientë dhe numrit në total i vde kjeve është 62,573 njerëz.