Pritej të ishte spektakli në fokus të diskutimeve, por ajo që mori gjithë vëmendjen në derbin e djeshëm të kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit ishte fusha e stadiumit Air Albania. Një fushë patatesh, skandaloze, e turpshme dhe e papranueshme për një stadium që sapo ka mbushur 1 vit nga inagurimi i tij.

Një çarje në mes të fushës ishte panorama më e shëmtuar që mund të shihje në një derbi, që gjithmonë ka përcjellë emocione dhe spektakël, duke qenë vitrina më e bukur e futbollit shqiptar. Jo vetëm ai kanal në mes, por dhe pjesët e tjera në çdo cep të fushës së Air Albanias shfaqi qartë se në këtë investim është menduar më shumë për të abuzuar, se sa për të dhuruar një tapet dinjitoz. Pati shumë lajme për gjëndjen e mjerushme të tapetit të blertë dhe pjesa më qesharake ishte faturimi që për këtë dështim të fushës bënin fajtore qeverinë shqiptare. Gjë që nuk është aspak e vërtet, pasi ajo fushës patatesh është një investim i drejtëpërdrejt i Federtatës të Futbollit që drejtohet nga Armando Duka. Kjo ka qenë pjesa e vetme që kanë pasur për detyrë për të investuar në këtë impiant.

Ky person dhe ai Insitucion janë përgjegjësit kryesorë për abuzimin skandaloz që kanë bërë me lekët e shpenzuara për investimin tek fusha e Air Albanias. Ajo fushë është fytyra e vërtet e FSHF-së, që tregon mentalitetin e shëmtuar që ata kanë në çdo investim që kryejnë. Qeveria shqiptare nuk ka asnjë përgjegjësi për atë fushë të turpshme, pasi ajo është investim dhe abuzim i drejtëpërdrejtë i Institucionit privat të Armando Dukës që quhet FSHF dhe që duhet të nisë një hetim për të skandal. Jo për gjë, por për atë tapet janë shpenzuar miliona euro dhe për ta mbuluar këtë skandal do të investohen dhe 1 milion euro të tjera për riparimin e saj. (Fatjon Baze – TemA)