Gazetari Mero Baze ka reaguar fill pasi Mustafa Bajrami, i njohur si teolog islamik antiperëndimor, me tendenca të forta të islamit politik, ju bashkua sot Albin Kurtit, në lëvizjen Vetvendosje. Botuesi i gazetës TemA, me nota të forta ironie shkruan në rrjetet sociale se:

Pas antarësimit të këtij radikalit islamik në Vetvendosje realizohet ëndrra e Albinit për tu reformuar si idhtar i Enver Hoxhës, duke u bërë edhe Enver, edhe Hoxhë, ironizon Baze. Le të kujtojmë se Kurti, i cili ka një bazë të së majtës ekstreme në partinë e tij, po bën përpjekje të zgjerohet duke i shkelur syrin islamit politik në këto zgjedhje.