Prej disa kohësh, në media po qarkullonte lajmi se aktorja e humorit Eliona Pitarka ishte në pritje të ëmbël të fëmijës së saj të parë. Në fotot e fundit të publikuara në rrjete sociale, Eliona ishte munduar të fshihte barkun e saj mirëpo duket se fshehjes i erdhi fundi! Teksa i përgjigjej pyetjeve të ndjekësve në InstaStory, Eliona ka konfirmuar se po e zgjeron familjen e saj.
Nje ndjekës e pyeti Elionën nese ajo synon te krijoje familje ne te ardhmen apo ende do të ketë synim për karrieren, ndërsa ajo tha se po i bën të dyja. “E kush tha qe nuk mund ti besh te dyja paralelisht, sepse une po i bej te dyja”- u përgjigj Eliona, duke konfirmuar kështu lajmet e pritjes së ëmbël. Madje, ajo i ka uruar festat me foton më të bukur me barkun e rrumbullakosur, ku shkruan: “Gezuar festat nga une dhe ?? ❤️ Pas nje viti kaq te veshtire, e vetmja gje qe me vjen te uroj eshte shendet dhe begati ??”
Muajin që lamë pas, aktorja mori propozim për martesë nga partneri ndërsa përgjigjia e saj ishte “Po, përgjithmonë”. “Përgjithmonë NE, Përgjithmonë PO! Ai më propozoi”, ka shkruar Eliona tepër e lumtur. Pak kohë më vonë “Iconstyle” publikoi një foto të partnerit të Elionës, i cili është një djalë simpatik brun.
View this post on Instagram