Nga Klevis Bakillari/
Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike (BRSS) i njohur si Bashkimi Sovjetik ishte sipas kushtetutës shtet socialist që shtrihej në Euroazi prej vitit 1922 deri më 1991. Me përjashtim të disa periudhave kalimtare (në veçanti pas vdekjes së Leninit më 1924 dhe Stalinit më 1953), Bashkimi Sovjetik ishte de facto diktaturë, me pushtet të përqendruar rreth Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Komuniste, që u bë parakusht për udhëheqje të vendit. Vladimir Lenin themeloi Partinë Komuniste në vitin 1912, por i kaloi në mërgim vitet që çuan në Revolucionin Rus, derisa Gjermania do të organizonte kthimin e tj në Rusi për t’i nxjerrë ata nga Lu fta e Parë Botërore. Lenini udhëhoqi Revolucionin e Tetorit për të përmbysur qeverinë e përkohshme që kishte rrëzuar monarkinë gjatë Revolucionit të Shkurtit. Lenini dhe komunistët shumë shpejt konsoliduan pushtetin dhe përfundimisht fituan Luf tën Civile (1917-22). Lenini kaloi vitet e fundit të jetës duke u përpjekur të formonte të ardhmen e Bashkimit Sovjetik.
Josif Stalin më pas ndihmoi në formësimin e Bashkimit Sovjetik të ri nëpërmjet Luftës Civile Ruse, Luf tës Polako-Sovjetike dhe pushtimit të Gjeorgjisë. Gjatë kësaj periudhe, Stalini u përplas me Leninin dhe udhëheqësit e tjerë sovjetikë mbi ideologjinë, strategjinë dhe tendencat e tij të dhunshme. Pas vdekjes së Leninit, Stalini grumbulloi pushtetin dhe përfundimisht u bë udhëheqësi i padiskutueshëm më 1929. Stalini zhvilloi politikën e tij ekonomike të Kolektivizimit dhe u përpoq të industrializonte vendin. Ai spastroi,ekzekutoi dhe dëboi armiqtë e tij në Siberi. Sovjetikët dhe gjermanët nënshkruan një pakt dhe ranë dakord të ndajnë Evropën Lindore, pastaj Hitleri e shkeli atë dhe e pushtoi Bashkimin Sovjetik. Por Stalini e udhëhoqi Bashkimin Sovjetik në fitore në Luftën e Dytë Botërore mbi Gjermaninë.
Georgy Malenkov, pas vdekjes së Stalinit, u bë udhëheqës i Bashkimit Sovjetik. Ishte reformist, bëri thirrje për shkurtime në shpenzimet ushtarake dhe lehtësimin e represionit politik. Ky fakt çoi në rrëzimin e tij pasi Nikita Hrushov organizoi një koalicion duke ia zhvlerësuar të gjithë autoritetin si udhëheqës.
Nikita Hrushov në vitin 1918 u bashkua me Partinë Komuniste dhe luf toi në Ushtrinë e Kuqe. Hrushovi u rrit shpejt nëpër radhët e PK gjatë 1930-1940. Menjëherë pas marrjes së udhëheqjes së Bashkimit Sovjetik nga Malenkovi, Hrushovi dha një fjalim ku denoncoi ekseset nën Stalinin. Fjalimi ishte fillimi i politikës së tij të de-Stalinizimit, që rezultoi në protesta në Poloni e Hungari të cilat u shtypën. Hrushovi zbuti kufizimet në shprehjen e lirë, liroi të burgosurit politikë dhe nisi reforma të guximshme bujqësore, por përfundimisht të paarritshme. U përpoq të ndiqte një politikë të bashkëjetesës paqësore me Perëndimin, por në të njëjtën kohë filloi prodhimim e raketave dhe ndërtimin e Murit të Berlinit.
Leonid Brezhnjev, gjithashtu ndërtoi ushtrinë e BS me kosto të lartë ekonomike. Gjatë viteve 1970 Brezhnev ndoqi një politikë të hapur me Perëndimin duke u përpjekur të normalizonte marrëdhëniet, por vendimi i kushtueshëm sovjetik për të pushtuar Afganistanin në vitin 1979,e përfundoi politikën properëndimore. Juri Andropov udhëhoqi një fushatë kundër korrupsionit dhe hoqi dorë nga shumë ministra dhe sekretarë të partisë. Ai gjithashtu me ngurrim vazhdoi lu ftën sovjetike në Afganistan. Konstantin Chernenko luajti një rol më të madh mbështetës për sindikatat e punës dhe reformimin e arsimit dhe propagandës. Ai negocioi një pakt tregtar me Kinën, por bëri pak për të shkallëzuar Luftën e Ftohtë, bojkotoi Olimpiadën Verore të 1984 dhe nuk i dha fund lu ftës në Afganistan.
Mikhail Gorbaçov u angazhua në garën hapësinore me SHBA,për të prodhuar armë bërthamore të cilat ishin të kushtueshme për ekonominë sovjetike që po vuante. Gorbaçovi arriti t’i japë fund luftës sovjetike në Afganistan në vitin 1987. Ai punoi për të siguruar më shumë liri dhe reforma për popullin sovjetik me politikat e tij të glasnost dhe perestrojka (hapja dhe ristrukturimi). Në 1989 Gorbaçov organizoi zgjedhje dhe kërkoi që anëtarët e PK të konkurrojnë kundër jo-anëtarëve, për të ngritur një sistem elektoral më demokratik. Ai gjithashtu hoqi rolin kushtetues të Partisë Komuniste në qeverisjen e shtetit, i cili pa dashje çoi në shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik. Përgjatë gjithë ekzistencës së BS , politikat influencuese, do të ishin një program qëndror i detajuar dhe fuqizuar nga Moska me synim zgjerimin e hapjen e Moskës dhe vendosjen nën ombrellën ruse të gjithë shteteve kufitare e më gjerë. Ky program do të mbetej edhe më vonë, në ADN gjeopolitike të Rusëve, siç do ta shohim!
Pas rrëzimit të BS , figura dominuese politike dhe qeverisëse e Rep. Fed. Ruse mbetet V. Putin. Ndërsa shtetet e rajonit të euroazisë udhëhiqen nga qeveritë e tyre demokratike, sot ndikimi rus është akoma i fortë e i larmishëm! Ky ndikim shfaqet në trajta të civilizimit sipas modelit rus, ruajtjen e identitetit rus dhe rikrijimin e unionit të dikurshëm përmes gjuhës dhe kulturës ruse (sllave), investimeve ne media proruse, investime në varësinë energjetike, investimeve infrastrukturore ushtarake, investime në sistemet e sigurisë dhe shërbimeve të cilat e bëjnë Rusinë të ketë përgjegjësi për vendet kufitare, si dikur. Vërtetë ‘infrastruktura’ gjeografike e Rusisë ndryshoi dramatikisht pas 1991 por mbetet trashëgimtare e BS , pasi ka ekonominë më të fortë, ushtrinë më të fortë, tregje më të mëdha, e pasur në burimet natyrore dhe sistemet energjetike. Duke ndjekur një kontroll të brendshëm të të gjitha niveleve dhe siguruar mbështetje publike për marrëdhënie më të ngushta politike, ekonomike, energjetike, fetare me ish vendet sovjete, strategjia e Putin është restaurimi i Rusisë si kryeqëndër e rajonit. Ai është motori i strategjive ushtarake e politike të jashtme ruse duke e bazuar strategjinë e tij në tre principe: siguria-Moska- Rusia. Sipas tij, sistemi i sigurisë ishte zemra e shtetit, Moska ishte zemra e Rusisë dhe Rusia ishte zemra e ish BS. Në konservimin dhe rritjen e identitetit post sovjetik, rol luajnë edhe lidhjet kulturore, përkatësitë etnike dhe sidomos Kisha Orthodokse. Gjeopolitikisht, duke konsideruar edhe ekonominë një gjeo-strategji me rajonin, Putin ka investuar në energjitik, në sistemet e sigurisë duke i bërë vendet përreth të varura prej Rusisë por edhe Rusinë të ketë një kontroll të thellë në aspektet e jetës ekonomike e politike të këtyre vendeve! Motot “puna e Rusisë është biznesi” dhe “çfarë është e mirë për Gazprom-in është e mirë edhe për Rusinë” janë indikacione të tendencës për ta bërë Rusinë një superfuqi ekonomike. Për shtetet rreth Rusisë (jo vetëm), energjia është çështje kritike sepse afekton ekonomitë e tyre dhe ndikon diskurset politike. Në mënyrë permanente, hegjemonia Ruse ka sjellë kërcënimine dhe pasoja në paqen dhe stabilitetin në rajon dhe perëndim. Pasoja në ruajtjen e normave ndërkombëtare, në përdorimin e forcës ndaj BE, në ‘bilateralizmin’ rus që kërkon të thyejë kohezionin Europian, në përpjekje për të krijuar alternativën ideologjike ndaj BE dhe në ndërveprimet ekonomike npm import-eksporteve dhe perfshirjes së teknologjive.
SHBA dhe BE duhet të vendosin strategji jo ndaj Rusisë në vetëvete por ndaj ish shteteve sovjetike te cilat dëshirojnë dhe e kërkojnë mbështetjen e perëndimit , duke e parë si rrugën e shpëtimit ndaj tentakulave ruse dhe si proçes i avancimit të mëtejshëm të jetës së brendshme demokratike. BE duhet të zhvilloi politika që tejkalojne sanksionet, të reduktojë varësinë ndaj burimeve energjetike ruse, të frenojë prodhimin rus dhe furnizimin e vendeve autokratike me ar matime të shkatërrimit në masë. Nën lidershipin e Putin, Rusia duket se do ta çojë përpara projektin e sundimit e kontrollit të shteteve përreth, pavarësisht çmimit. Shtete të tjera me interes gjeostrategjik për Rusinë, mund të jenë target i strategjive hegjemoniste ruse. Aksionet dhe politikat ruse janë një kërcënim për rregullin dhe paqen ndërkombëtare. Duke konsideruar këtë rrëzik, SHBA dhe BE duhet të formulojnë dhe imponojnë strategjinë e tyre të ruajtjes së paqes dhe lirisë në Europë dhe më gjerë! Kostoja e mosveprimit, do të jetë me të vërtetë e lartë!