Sot si në gjithë BE-në, edhe në Greqi fillon vaksinimi masiv ndaj COVID-19 me prodhimin e Pfizer/BioNTech. E para që e bëri vaksinën është një infermiere në Athinë, Efstathia Kampisiouli e cila shërben në spitalin Evangelismos. Ministri i Shëndetësisë, Vassilis Kikilias ka shkuar vetë në spital sot për të ndjekur nga afër evenimentin që shihet si një shpëtim nga pandemia.

Më vonë radhën për ta bërë vaksinën e ka Presidentja, Catherine Sakellaropoulou në po të njëjtin spital, teksa 30 minuta më vonë kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis në spitalin ”Attikon”. Në të gjitha vendet e BE, në mënyrë uniforme ka nisur vaksinimi masiv fillimisht për personelin shëndetësor dhe personat me detyra të rëndësishme kryesisht qeveritare.