Rritja aktuale e numrit të infektimeve me COVID-19 në Gjermani është shqetësuese, theksoi sot presidenti i Institutit Shëndetësor Robert-Koch (RKI).
Situata mbetet shumë e rëndë (…) ajo është përkeqësuar që prej javës së kaluar, nënvizoi Lothar Wieler ndërkohë që Gjermania, autoritetet e të cilës shqetësohen hapur për zhvillimit aktual të epidemisë, ka regjistruar sot një rritje të rasteve me koronavirusin, 23 679 në 24 orë, një rekord dhe 440 të vde kur.
Numri i të vde kurve në një ditë arriti gjithashtu rekord të mërkurën me 590. Ai theksoi gjithashtu se masa të reja kufizuese ishin të konsiderueshme. Nëse masat aktuale nuk funksionojnë atëherë nuk shikojmë mundësi tjetër, nënvizoi ai. Ai paralajmëroi kundër një progresi të infektimeve. Ne duhet t’i shmangim, shtoi Wieler.