Ekspertët paralajmëruan se shtyrja e masave të izolimit deri pas Krishtlindjeve mund të kushtojë mijëra jetë. Gjermania po shkon drejt një zgjerimi të konsiderueshëm të masave të izolimit teksa ekspertët paralajmëruan se shtyrja e tyre deri pas Krishtlindjeve mund të kushtojë mijëra jetë dhe të bllokojë punën në spitale.

Vendi shënoi dje 23,000 raste të reja dhe 598 v de kje nga koronavirusi, shifrat më të larta që prej nisjes së pandemisë.

Poitikanë të vjetër nxitën qeverinë të veprojë shpejt në zbatimin e asaj që mediat vendase quanin “izolim blic”. Markus Söder, kreu i shtetit jugor të Bavarisë, ku rastet janë rritur ndjeshëm ditët e fundit, tha sot: “Duhet të veprojmë shpejt sepse çdo ditë numërohet. Përse të hezitojmë? Duhet të marrim masa para Krishtlindjeve”.

Prej 2 nëntorit Gjermania hyri në atë që quante “izolim të butë” me ndalim të grumbullimeve në bare e restorante, por shkollat dhe dyqanet mbetën të hapura. Ministri i shëndetësisë Jens Spahn, tha: “Është e qartë se kemi nevojë për masa shtesë, nuk duhet të lejojmë që të nisë një festival i virusit për Krishtlindje”.

Dje kancelarja Angela Merkel dha një mesazh të fortë teksa e emocionuar u lutej njerëzve të qëndronin në shtëpi për Krishtlindje, “ose ndryshe të r rez ikojnë të mos i shohin më gjyshërit e tyre”.