Gjermania ka hyrë zyrtarisht nga sot në një ”Lock-Down” të dytë. Shkollat dhe bizneset jo të rëndësishme janë mbyllur deri më 10 janar, raporton BBC. Sipas masave të reja të Gjermanisë, vetëm bizneset thelbësore të tilla si supermarkete dhe banka do të lejohen të qëndrojnë të hapura. Restorantet, baret dhe qendrat e kohës së lirë janë mbyllur që nga nëntori dhe disa zona të vendit kishin vendosur bllokimet e tyre.

Krishtlindja do të shohë një lehtësim të lehtë, ku nje familje do te lejohet të presë deri në katër anëtarë të ngushtë të familjes. Prej kohësh masat ishin paralajmëruar, por tashmë Gjermania po përjeton një rritje të madhe të rasteve nga COVID-19.

Vetem oret e fundit, Gjermania raportoi 952 vde kje dhe 27,728 raste te reja. Vendet e tjera evropiane kanë shtrënguar kufizimet përpara Krishtlindjeve, me Francën që vendos një shtetrrethim natën.