Nga Mero Baze
Ka shanse që nga Brukseli, Shqipëria të ketë lajme të mira së afërmi. Nuk jam i sigurt çfarë konkretisht, por i besoj intuitës së Ilir Metës dhe Sali Berishës, që kanë nisur një s u lm të egër dhe të pashpresë për kthim mbrapa, ndaj Genoveva Calaveras, shefe e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit për reformën në drejtësi në Shqipëri, e cila është njëkohësisht dhe drejtoreshë për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Europian. Një blog anonim, që boton lajme nga LSI dhe PD ka prodhuar një lajm të rr emë pa asnjë burim, për të su lm uar njeriun kyç që monitoron reformën në drejtësi në Shqipëri.
Pasi ka sajuar lajmin, Sali Berisha e ka ak uz uar zyrtaren më të rëndësishme të BE për Shqipërinë, si të paguar me paratë e dr og ës në Shqipëri. A kuza është aq br ut ale dhe aq e dëshpëruar nga ana e Sali Berishës dhe Ilir Metës në sfond, sa të krijohet ideja që ata duan doemos një k onf likt me këtë zyrtare, që të justifikojnë diçka që i pret pas. Nuk bëhet fjalë as për ndonjë informacion serioz dhe as për ndonjë burim të verifikuar, por për një përpjekje për të shpikur një ko nfli kt me zyrtaren e lartë të BE që mbulon Shqipërinë, me qëllim që të zhvlerësojnë çdo vendim që kalon përmes saj për Shqipërinë. Kur Berisha përdor veten për s ulm e të tilla b ru t ale, për të cilat bën kujdes të mos ketë asnjë fakt, që të kuptohet që është betejë personale, atëhere ose Shqipëria pret ndonjë lajm të mirë që kalon përmes kësaj zyrtareje, dhe ky është lajm i keq për Sali Berishën dhe Ilir Metën, ose për këta të dy, ka ndonjë lajm të keq personalisht, sa i përket reformës në drejtësi.
Su lmi i shpikur ndaj Calaveras ka marrë shkas nga raporti i fundit i Komisionit të Venecias, i cili ka konsideruar brenda normës kushtetuese, ndryshimet e bëra në Kodin Zgjedhor në 30 korrik në Parlamentin e Shqipërisë, duke asgjesuar skemën e Ilir Metës, që të bllokonte ndryshimet përmes Komisionit të Venecias. Duke kaluar s ulm et nga Komisioni i Venecias, tek drejtoresha për Ballkanin në Komision Europian, Berisha e Meta po përgatisin realisht mos njohjen e zgjedhjeve, duke shpikur tashmë se Edi Rama nuk ka blerë më komisionerë apo qytetarë të thjeshtë për votën, siç e kanë traditë të ak uzo jnë, por ka blerë Bashkimin Europian dhe Komisionin e Vencias. Fakti që su l m ohet Calavera, do të thotë se dyshja Berisha- Meta ka parandjerë se BE i ka hapur rrugë hyrjes në zgjedhje me këtë kod dhe atyre u ka dalë skenari jashtë loje. Dhe kjo mund të shërbejë si një alibi e re për të mos hyrë në zgjedhje, ose për të mos i njohur ato. Nga ana tjetër, zonja Calavera drejton dhe Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit të reformës në drejtësi, dhe po i imponohet presidentit të Republikës të plotësojë vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese, që ajo të quhet e miratuar para 31 dhjetorit.
Duke ja bërë fakt të kryer Ilir Metës detyrimin për të dekretuar anëtarin e fundit, faktori ndërkombëtar praktikisht po i djeg atij kartën e mungesës së Gjykatës Kushtetuese, me të cilën tentoi të hedhë në erë zgjedhjet lokale të vitit 2019. Në të dyja rastet, zonja Calavera është pengesë për këtë dyshe për të destabilizuar zgjedhjet dhe për të futur vendin në spiralen e tr azir ave civile. E vetmja mënyrë që të përballen me të, është krijimi i një konf likti fallco përmes ak uza ve b r u tal e, me qëllim që kur Bashkimi Europian të çertifikojë procesin zgjedhor apo ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, kjo të jetë si alibi se është hakm arrja personale e saj, ndaj dyshes Berisha- Meta.
Skema e su lm it është e njëjtë me atë, të cilën dyshja Berisha- Meta prodhuan “Fake News”-in më të madh në historinë e Ballaknit, atë të ardhjes së 1500 kontenierëve me lëndë helmuese nga Italia në Shqipëri, në prag të zgjedhjeve të vitit 2017, për të cilin u përdor portali i djalit të Sali Berishës dhe një blog anonim, po i dyshes Meta Berisha, me adresë italiane. Tani po përdoret një blog i tyre me adresë fallco në Bruksel, që e lexon vetëm Ilir Meta dhe Sali Berisha, dhe kur flenë këta, Kaç Islami. Skema është e njëjtë. Motivi është i njëtë. Ndryshimi është se këtë radhë dyshja Berisha- Meta, duan të nxjerrin jashtë loje arbitrin kryesor të reformës në drejtësi dhe reformave të tjera në vend, që është Bashkimi Europian, duke s ulm uar personalisht një zonjë, të cilën e kanë trajtuar si të ishte punëtore ha sha shi nga Lazarati. Ështe e vetmja mënyrë, që ata të kenë një alibi kur të dështojnë dhe Brukseli të jetë kundër tyre. U duhet paraprakisht një ar mik në Bruksel, që të jenë të qartë në objektiv, kur të fillojnë lu ft ën.