Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor në Qarkun e Beratit ka pësuar një ndryshim rrënjësor. Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot pamjet nga puna transformuese e DRSHTRR në Berat.

“Vijon puna transformuese e DPSHTRR me ndryshimin rrënjësor të kushteve të Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor në Qarkun e Beratit, që do të integrohet në rrjetin e infrastrukturës bashkëkohore të shërbimeve për drejtuesit e mjeteve”, shprehet Rama. Rama thekson se, “ky është një investim i DPSHTRR për 1600 m2 ndërtim, objekte shërbimi, salla pritjeje e provimesh, arkivë moderne, kapanon teknik me të gjitha standardet, teknologji dixhitale dhe eficiencë energjetike”.