Atalanta dëshiron 10 milionë euro për Papu Gomez në janar, pasi argjentinasi i ka prishur marrëdhëniet me prajneri Gian Piero Gasperini dhe do të largohet në janar.
Gazeta italiane “La Gazzetta dello Sport” zbulon se tensioni është në nivelin më të lartë dhe se drejtuesit e Atalantas kanë rënë dakord të takohen me menaxherin Beppe Riso në fund të vitit.
Mediat italiane raportojnë se Gomez kishte kërkuar të largohej falas këtë dimër, pas një mosmarrëveshje me trajnerin Gian Piero Gasperini. Një takim mund të jetë vendimtar për të ardhmen e lojtarit, por duket se nuk ka gjasa që kapiteni, i cili nxiti spekulimet duke kënduar himnin e Juventusit në Allianz Stadium këtë muaj, do të jetë në gjendje të rivendosë paqen me Gasperinin.
Por shitja e Gomez është e komplikuar, edhe pse rivalët e drejtpërdrejtë si Inter dhe Milan kanë shfaqur interesim për shërbimet e tij. Atalanta do të kërkojë kompensim prej të paktën 10 milionë euro nëse lojtari largohet këtë dimër. Gomez ka kontratë deri në qershor 2023 me pagë vjetore prej 2.5 milion eurove dhe i mbush 33 vjet në muajin shkurt. Gomez ka luajtur 10 ndeshje në Serie A këtë sezon, duke kontribuar me katër gola dhe dy asistime. Ish-sulmuesi i Catanias u transferua në Atalanta nga Metalist në shtator 2014 dhe që atëherë është vendosur si një nga lojtarët më të rëndësishëm në Bergamo.