Pesë muaj më parë Edi Rama do të habiste shumëkënd, duke bërë një nga zgjedhjet e tij surprizë, me të cilat jemi mësuar tashmë. Kreu i qeverisë ftoi të ulet në poltronin e rëndësishëm e delikat të kryenegociatorit për aderimin e Shqipërisë në BE, diplomatin e vjetër e me përvoj të gjatë, Zef Mazin. Ish-ambasador disa herë, zyrtar i lartë në organizma të tilla si Agjencia Bërthamore, Mazi ishte kandidatura që s’e atakonte dot askush në Tiranë. Kritik ndaj Ramës e qeverisjes së tij në disa raste, ai shihej si personi i konsensusit afatgjatë edhe me opozitën e Presidentin, në rrugën e vështirë të negociatave me brukselin. Pesë muaj më vonë, pasi është hedhur në vorbullën e qeverisjes dhe integrimit evropina të Shqipërisë, pasi është përkrahur nga kryeministrit, ka takuar Metën (por jo Bashën), ka kryer një tur të madh takimesh e kontaktesh në kryeqytetet kryesore të kontinentit, Zef Mazi pranon t’i japë përgjigje interesimit të Javanews, për bilancin e procesit të integrimit në fundin e vitit 2020

Pyetje: Po mbyllet viti 2020. Si Kryenegociator per aderimin e Shqiperise ne BE, çfare mendoni se solli ky vit për Shqipërinë? Pergjigje: Pese muaj pas marrjes te nje detyre te vështirë e me përgjegjësi, është momenti që të bëj një reflektim me veten, por edhe me publikun shqiptar: me një angazhim të fortë të qeverisë shqiptare dhe kryeministrit Edi Rama, eshte bere kostituimi i Grupit Negociator, eshte vendosur ne shina institucionalizimi i takimeve mujore te Grupit, i raportimeve javore dhe atyre tremujore te Grupit tek Kryenegociatori dhe ky i fundit ne Komitetin e Shteteror te Integrimit. Gjithashtu eshte institucionalizuar raportimi i rregullt i Kryenegociatorit ne mbledhjet javore te Qeverise, jane kryer nje numer vizitash ne Bruksel dhe kryeqytete te vendeve te BE-se, eshte paraqitur ne Komisionin Evropian raporti voluminoz vjetor i ecurise ne kuader te Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, eshte perpiluar dhe paraqitur ne Komisionin e BE-se paketa e “fishave” te veprimit per grantet e pritshme te Komisionit per nje numer projektesh strategjike ne kuader te programit IPA III (2021-2027), jane zhvilluar takime zyrtare me nje numer ambasadoresh te vendeve te BE-se ne vendin tone mbi draftet e kornizes negiociuese per Shqiperine, jane bere mbledhjet vjetore te Komiteteve dhe nen-komiteteve respektive me Komisionit, etj.

Siç mund të shihet, ka qenë një punë voluminoze, e shpërndarë në një rrjet të gjerë organizmash e institucionesh brenda e jashtë vendit, që ka kërkuar një punë të madhe konceptuale, organizative dhe menaxhuese. Kam bindjen se të gjithë bashkë kemi bërë më të mirën, për kohën dhe kushtet me të cilat përballet sot Shqipëria në sfidën e integrimit evropian. Dëshëroj të shtoj se procesi i integrimit, sa na takon ne, ka ecur me ritem te shpejte, ne gjithe dimensionin e tij dhe ne menyre te organizuar, te rregullt. Kemi punuar fort qe te permbushim të gjitha kerkesat e procesit. Faktet, koha dhe rezultatet mendoj se flasin vete. Ato provojne qe kerkesat pothuajse te gjitha jane permbushur. Nje kerkese eshte ende per t’u permbushur, ajo eshte vene ne rruge te mire per permbushje te shpejte, shpresoj deri nga fundi i vitit.

Pyejte: Jane bere 15 kerkesa apo kushte per t’u permbushur. Si mendoni, ku jemi aktualisht! Pergjigje: Eshte hartuar, diskutuar, rishikuar dhe miratuar nga Komiteti Shteteror i Integrimit Evropian i Parlamentit, me pas nga seanca plenare e Parlamentit, nje Plan Veprimi per permbjushjen e ketyre kerkesave. Kryeministri dhe kryenegociatori kanë ndjekur në mënyre direkte zbatimin e këtij Plani. Jane bere perditesime mujore te ecurise te zbatimit te seciles prej 15 pikave të Planit. Përditesimet u jane paraqitur vendeve qe kam vizituar, rregullisht i jane paraqitur Delegacionit te BE-se ne Shqiperi dhe, permes tij, ambasadave te vendeve anetare ne BE, akredituar ne Shqiperi. Une kam qene i ftuar ne mbledhje te të gjithe ambasadoreve te BE-se. Aty i kam bere nje prezantim te plote te ecurise dhe u jam pergjigjur te gjitha pyetjeve te tyre. Perditesimi me i fundit iu paraqit ambasadorit Soreca vetëm tre dite me pare.

Pyetje: Ju permendet disa komitete dhe nenkomitete. Çfare ishin ato, mund te thoni dicka me konkrete? Pergjigje: Si Kryenegociagtor, une mora pjese dhe kontribuova me nderhjyrje ne tri mbledhje te rendesishme, madhore, vjetore, ne procesin e integrimit: 1.Mbledhja vjetore e Komitetit te Stabilizim-Asociimit me Komisionin evropian. Mbledhja analizoi, diskutoi, beri vleresime mjaft pozitive per ecurine mbi bazen e raportit vjetor (prej 325 faqesh) ne zbatim te Marreveshjes te Stabilizim-Asociimit, qe u paraqit nga Shqiperia para mbledhjes se Komitetit. Kam bindjen se Komisioni vleresoi rezultatet ne gjithe fushat dhe la detyra per vitin ne vijim.

2.Mbledhja dy-ditore e Komitetit Drejtues te Forumit te Investimeve te Ballkanit Perendimor. Aty ishte i ftuar edhe Komisioneri i Zgjerimit Varhelyi, qe mbajti nje fjale gjitheperfshirese per strategjine e investimeve dhe te projekteve per investime ne fushat kryesore. Ai dha detaje per bllokun e pare të investimeve prej 3.3 miliard, qe do rritet ne 9 miliard, alokuar nga Komisioni per Ballkanin Perendimor. Ai beri thirrje per te mobilizuar se paku 20 miliard per infrastrukturen e Ballkanit Perendimor per ta ngritur ate ne nivelin e BE-se dhe perfshire ne BE, ku e kane vendin. Ai iu referua nevojes te forcimit dhe bashkepunimit edhe me te ngushte rajonal qe Shqiperia e mbeshtet plotesisht. Komisioneri Varhelyi dha zyrtarisht nje lajm shume te mire ne keto kohe te veshtira, qe u mireprit nga Shqiperia, në lidhje me sjelljen e vaksinës anti-Covid ne Ballkanin Perendimor, “ne te njejten kohe me vendet anetare te BE-se“.

3.Komiteti i Monitorimit te IPA diskutoi dhe shkembeu mendime per zbatimin e IPA II, si jane bere punet, cfare mesimesh jane nxjerre per permiresime dhe qartesoi rrugen dhe objektivat per te ardhmen; 53 “fisha” veprimi per investime permes grantesh u jane paraqitur Komisionit. Ato jane ne linje me prioritetet strategjike te vendit tone per nje numer sektoresh. Pritet marrja e mendimeve te Komisionit.

Pyetje: Ndërkohë opozita mendon se procesi ka ngecur, se nuk eshte bere asgje, qe kjo apo ajo detyre apo kerkesë nuk eshte plotesuar. Keni komente? Pergjigje: Ecuria ne rrugen integruese nuk ka alternative. Ajo është një rrugë me një drejtim. Shqiperia ka vendosmeri per te vijuar kete rruge pa ndalur, bindshem, me shpejtesine e duhur. Reformat gjitheperfshirese do vijojne pa u ndalur per te miren e vendit dhe popullit tone. Keshtu do vijoje edhe vetingu, ndonese ai mund te ngadalësojë disa hapa të ndërtimit të institucioneve të drejtësisë së re. Ne do arrijme rezultate, do të bejme detyrat tona dhe do ta fitojme se shpejti hapjen teknike formale të negociatave, me konferencen e pare nderqeveritare, sepse vendimi politik per hapjen e negociatave eshte miratuar ne takimin e Keshillit ne Zagreb ne mars 2020. Keshilli nuk ka asnje problem dhe eshte dakord me kornizen negociuese per Shqiperine.

Pyetje: Eshte fakt qe Keshilli Evropian, takimi i nivelit te larte, nuk arriti te binte dakord per hapjen teknike formale te negociatave. Pergjigja: E vertete, Keshilli nuk arriti ne vendim konsensual. Çeshtja eshte disi e komplikuar. Ajo ka ne baze mosmarreveshjen midis Bullgarise dhe Maqedonise te Veriut per pika sensitive dypaleshe. Kjo pati ndikimin e vet tek ne. Ne Keshill nuk pasi dakordesi qe te miratohej kuadri negoociues vetem per vendin tone, duke e ndare ate nga Maqedonia e Veriut. Bullgaria nuk ka qene penguese per vendin tone. Ajo eshte shprehur dakord te procedohej me miratimin e kornizes per Shqiperine. Ne interesin e vendit tone, ka qene gabim jo i vogel që te mos bihej dakord. Une shpresoj qe çeshtjet bilaterale te zgjidhen sa me pare permes dialogut intensiv. Ato te mos behen pjese e marreveshjeve te 27-ve dhe siç thuhet ne Direktiven e BE-se, ky proces te mos ndalet, te mos mbahet peng. Sigurisht kjo situate është disi zhgenjyese, pasi Keshilli nuk arriti marreveshje per keto çeshtje në këtë fund-viti. Une e kuptoj arkitekturen e BE-se, interesat e vendeve te ndryshme, veshtiresite e konsensusit ndermjet 27 vendeve. Rendesi per vendin tone eshte te dimë të ecim perpara pa u ndalur, pa u merzitur, me durim, me largpamesi. Ne duhet te punojme te gjithe, pa perjashtim, qe te bindim partneret se e ardhmja jone, e vendit tone, e rinise tone, nuk duhet te kapet peng nga e tashmja. Është me rëndësi themelore që zhvillimet politike ne nje vend te mos kapercejne interesat largpamese shumedimensionale te BE-se per t’i pasur ne anetaresine e vet vendet e Ballkanit Perendimor, si Shqiperia . Nder vendet e BE-se ka ende pluhur politik paragjykimesh mbi kostum ndaj nesh, ai duhet shkundur.

Pyetje: Kur mendoni se do merret vendimi per uljen ne tryeze për konferencën ndërqeveritare? Pergjigje: Shume shpejt ne vitin e ri qe hyjme, shpresoj qe te fillojme ne pranvere. Javanews/