Granit Xhaka është paralajmëruar se mund ta përjetojë fatin e Mesut Ozilit dhe të përzihet nga skuadra e Arsenalit njëlloj si mesfushori gjerman, për shkak të gabimeve të mëdha, sipas Martin Keown. Mesfushori shqiptar – i cili e përfaqëson Zvicrën – është në qendër të kritikave nga tifozët e Arsenalit dhe kritikët e futbollit pas paraqitjes skandaloze kundër Burnley në fundjavë, transmeton Gazeta Express.

Xhaka u përjashtua me karton të kuq për shkak se e kapi për fyti kundërshtarin, duke e lënë skuadrën e Mikel Artetës me një futbollist më pak në fushë për pjesën më të madhe të 45 minutave të dytë, që i kushtoi asaj me humbje 1:0. Keown, ish-mbrojtësi i Arsenalit, e pranon se ndryshime duhet bërë në Emirates Stadium për shkak se ekipi i Artetës e ka bërë fillimin më të keq të sezonit që prej edicionit 1974/75.

Ai dëshiron që trajneri spanjoll të marrë vendime të guximshme për të mirën e përbashkët, me Xhakën si njëri prej atyre që duhet përzënë nga skuadra. “Plani i Artetës është të luajë 4-2-1-3. Por për t’i funksionuar ky formacion ai duhet t’i ketë dy mesfushorë të klasit botëror. Ai mund ta ketë një, Thomas Parteyn. Arsenali është ende në kërkim ta krijojë në mesfushë të baraspeshuar, si Tottenhamit, që e ka dyshen e përkryer, Hojbjerg dhe Moussa Sissoko, të cilët janë të gatshëm të shkojnë në luftë”, tha ai. “Kjo më sjell të Granit Xhaka. Natyrisht, ai do të kritikohet shumë pas kartonin të kuq të dielën, dhe me të drejtë”, shtoi ai. “Ai nuk vrapon në fushë mjaftueshëm shpejt. Ai ka bërë disa gabime të mëdha, shumë në fakt, saqë do të habitesha nëse ai kthehet në formacionin e Artetës”, theksoi ai.